Deputetja Rudina Hajdari u bëri thirrje shqiptarëve që në 25 prill të mos e japin votën e tyre për politikanët që kanë provuar pushtetin gjatë këtyre 30 viteve.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Hajdari tha se e kanë vetë qytetarët në dorë për të bërë ndryshimin.

 

“Sa e bukur është Shqipëria ❤Kemi një vend të mrekullueshëm, plot me burime natyrore që shumë shtete do i kishin zili. Çfarë na duhet është menaxhim i tyre me dashuri e përkushtim, me idealizëm e patriotizëm. Për 30 vite të njëjtit njerëz, e njëjta klasë politike, ka shkatërruar e grabitur vendin, ka mbjellë mjerim e shkaktuar emigrim, vetëm për tu pasuruar përtej imagjinatës. Koha ka ardhur që kjo histori të marrë fund dhe do të marrë. Sa shpejt do të ndodhë e kemi në dorë ne. Në 25 prill mos përsërit avazin 30 vjeçar. Mos voto më ata që vodhën e shkatërruan 30 vite. Voto Nisma Thurje, voto për të ardhmen!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *