Subscribe

Një ditë para referendumit të Partisë Socialiste, deputetja e kësaj force politike Mimoza Hafizi, kërkon nga anëtarësia të mos bëhen pjesë e këtij procesi. Për mediat, ajo tha se vota e 9 prillit nuk ka të bëjë me përmirësimin e jetës së socialistëve, por me interesat e kryetarit të partisë Edi Rama. Për zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, referendumi është një mjet, i cili do t’i japë përgjigje atyre që nuk mjaftohet me përcaktimet statutore. Të shtunën më 9 Prill, mbi 81 mijë anëtarë të PS-së do të votojnë në 385 qendra votimi. Zyrtarë të Partisë Socialiste vijojnë takimet me bazën për të shpjeguar rëndësinë e referendumit. Taulant Balla dhe Lindida Nikolla kanë thënë se referendumi që zhvillohet për herë të parë në një parti politike, është një standard dhe leksion demokracie i Partisë Socialiste.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *