AKU në kuadër të kontrolleve që po kryen në zona të ndryshme të vendit në bare dhe restorante sa i takon sigurisë ushqimore dhe kushteve në të cilat këto subjekte punojnë ka evidentuar 2 restorante të cilat kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

 

Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.

 

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *