Subscribe

Është kthyer në një traditë që për çdo fundvit, kori “Lira” të jap koncertin e tij.

Në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, në Korçë, repertori i artistëve të “Lira” i kapërceu kufijtë e këngëve patriotike duke e pasuruar atë me serenata dhe këngë të huaja.

Poezia erdhi nën interpretimin e aktorëve Zamira Kita dhe Arben Derhemi.

Të ftuarit e “Lira” ishte tenori Kastriot Çaushi.

Për ndër më të vjetrit e këtij kori me histori shekullore, instrumentistin Pandi Tasellari, interpretimi me “Lira-n” është një privilegj, e veçanërisht kur qëllimi i koncertit është urimi për një vit më të mbarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *