Një grua ka goditur me sqepar në koke bashkëshortin e saj.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, mesditen e sotme. Mësohet se gruaja, 60 vjeçe, është konfliktuar me të shoqin, dhe më pas e ka qelluar me sqepar ne koke. Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jeten.

 

Çifti ka pasur here pas here konflikte te vazhdueshme, por sipas informacioneve nuk ka patur denoncime të me parshme në polici për dhunë neëfamilje. Ata kanë dhjetë femije bashkë dhe njihen në zonë për konflikte.

 

 

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Sot ,në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D.,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *