Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar projektligjin grek, i cili do t’i paraqitet Parlamentit për zgjerimin e kufirit në Detin Jon nga 6 në 12 milje.

Në një postim në “Instagram”, Braçe iu kërkon qytetarëve që të qetësohen, pasi askush nuk po i grabit asgjë Shqipërisë dhe se janë ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare ato që garantojnë mbrojtjen e territorit shqiptar.

“Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone! Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, ëhatsapp; QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NARREMBEN KUSH TOKE, DET! Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri! Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste! Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi! Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull! Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet”, shkruan Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *