Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas në avionë luftarakë F-16. Lajmi është bërë i ditur nga liderët e dy vendeve këtë të hënë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se përveç trajnimit, Ukraina është shumë mirënjohëse për paketën e re të mbrojtjes që Greqia premtoi për Ukrainën, shkruan CNN.

 

Zelensky tha gjithashtu se kompanitë greke janë të gatshme të marrin pjesë në transportin e drithit ukrainas, ndërsa puna e restaurimit të portit të Odesës është duke u zhvilluar. Zelensky gjithashtu vuri në dukje se Greqia i është bashkuar vendeve të G7 për të garantuar siguri në Ukrainë dhe ka nënshkruar një deklaratë për të mbështetur integrimin euroatlantik.

 

Nga ana tjetër, Mitsotakis theksoi se Greqia do të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës me fokus në qytetin e Odesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *