Greqia ka bërë një hap pas dhe ka pranuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria në kuadër të situatës së rënduar të zjarreve në vendin fqinj.

 

Me shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetin helen, i cili po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të diteve të fundit.

 

Të gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditën se sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit por një përgjigje e Sistemit Europian i Mbrojtjes Civile është shprehur më parë se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësorë, ndaj për këtë ka patur një tërheqje të shërbimit zjarrfikës të vendit tonë.

 

Nga i njëjti sistem disa orë më vonë ka ardhur një tjetër përgjigje, ku bëhet me dije se forcat shqiptare do të kalojnë drejt Greqisë për t’u bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *