Subscribe

Dy persona kane humbur jeten dhe te pakten shtate te tjere jane plagosur, pasi nje tren pasagjeresh doli nga shinat dhe u perplas me nje shtepi banimi ne afërsi te qytetit te Selanikut. Treni, qe ishte nisur nga Athina goditi shtëpinë e banuar nga dy shtetas shqiptare.

 

Njeri prej tyre u tha mediave vendase se arriti t’i shpëtonte per mrekulli përplasjes, pasi u hodh nga ballkoni ne momentet e fundit. Pamjet nga qyteti i Adendros  tregojnë se te paktën dy nga vagonët e trenit pesuan demet me te mëdha.

 

Jane ende te paqarta shkaqet qe sollen daljen e trenit nga shinat, por autoritetet po vazhdojnë hetimet. Ne tren ndodheshin te paktën 70 pasagjere, te cilet u evakuuan nga autoritetet brenda tre oreve nga momenti i aksidentit te regjistruar mbrëmjen e se shtunës. Ndërmarrja greke e hekurudhave njoftoi se ne segmentin ku ndodhi aksidenti nuk ishin vene re probleme ne binare. Aksidente te tilla me trenat ne Greqi jane te pazakonta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *