Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasu akuzohet për vjedhje me armë të një banese në vitin 2015 në Tepelenë.

 

Ndalimi i shtetasit me iniciale E.M. është bërë në sajë të të operacionit të koduar “Yrshek”, në Tiranë, pasi  Prokoruria kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C.

 

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje”  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake dhe e municionit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *