Policia italiane ka vënë në pranga katër persona mes të cilëve një shqiptar, të cilët dyshohen se kanë kryer 7 raste vjedhjesh dhe grabitje banesash, por edhe filiale postash e ambinete lokalesh.

 

Sipas mediave italiane i ndaluari është shqiptari i identifikuar si Përparim Lamaj dhe tre të tjerët kanë qenë protagonistë në këto aksione.  Veprat e tilla dyshohet t’i kenë kryer përgjatë dy viteve, konkretisht nga tetori i 2015 deri në tetor të 2017.

 

Në aktivitetin e tyre kriminal, objekt i grabitjeve ishin zyrat e postave, lokalet, madje nuk kanë munguar edhe rastet, të cilat janë shoqëruar duke lidhur pronarët e lokaleve e më pas janë grabitur para, telefona dhe sende me vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *