E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Teknologji

Google prezanton dizajnin e ri të YouTube

YouTube në desktop  duket se tashmë do të vijë me një pamje ndryshe. Ndryshimet e ridizajnimit janë të vogla në numër, por lehtësisht të dukshme.

 

Reklamë

Së pari, Google po rrit madhësinë e figurave të videove, të cilat duhet të ndihmojnë përdoruesit të mbledhin më shumë informacione rreth videos, si dhe të ofrojnë vrojtime të videos me rezolucion më të lartë.

 

Reklamë

Përmirësime të tjera janë më funksionale, duke filluar me një buton të ri “Shto në radhë” që shfaqet kur vendosni shigjetën mbi një tablo të vogël, duke i lënë përdoruesit të krijojnë një listë për luajtje, nga ekrani fillestar.

 

Tipari ‘Watch Later’ është akoma aty nëse ju nevojitet. Gjithashtu Google po bën të mundur ndalimin e shikimit të sugjerimeve nga kanalet që nuk ju interesojnë.

 

Nga butoni i menusë me tre pika, ju mund t’i thoni YouTube të ndalojë së rekomanduari videot nga ai kanal.

 

Më në fund, një njoftim tjetër është se YouTube do të shtojë mënyra të reja për të filtruar faqen tuaj kryesore. Përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin nga një grup temash të rekomanduara në mënyrë që vetëm videot në lidhje me ato tema të shfaqen në faqen kryesore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë