E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

Protesta në Tiranë, Hoxha: ANTIFA është vetë Edi Rama

azetari Artan Hoxha, duke folur për protestën që po zhvillohet në Tiranë, ka deklaruar nga studioja e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus se pedagogët duhet të kishin dalë më herët në protestë.

Hoxha tha se deklarata e kryeministrit Rama se pas protestës qëndron një dorë e huaj nuk qëndron. Sipas tij, në Shqipëri protestohet për largimin e kryeministrit, ndërsa në botë për përmirësimin e kushteve.

Reklamë

Ai tha se deklaratat e kryeministrit Rama se pas protestës qëndrojnë grupe ekstremiste nuk qëndrojnë, duke shtuar me ironi se vetë kryeministri është ANTIFA.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Çfarë mendoni për aktin e pedagogëve?

Hoxha: Dua ta nis nga zhvillimet që ndodhën sot. Ndërsa policia i përmirëson taktikat e saj, edhe protestuesit i përmirësojnë taktikat e tyre. Nuk është njëlloj përballja si ditën e parë dhe sot. Përballjet sot janë pak më ndryshe.

Rakipi: E protestuesve apo pedagogëve?

Hoxha: Protesta fillon në aksham. Policia gjatë gjithë ditës punon vetëm për identifikimin dhe u shkon protestuesve te dera e shtëpisë. Nga ana tjetër, protestuesit kaluan në një fazë tjetër që të mos identifikohen. Protesta vazhdon të ketë tempin dhe ritmin që ka.

Policia përdor më shumë mjete ujëhedhëse. Qeveria nuk i ka kursyer lekët për këtë gjë. Për rritjen e rrogave të policëve nuk e ka bërë.

Rakipi: U rrit?

Hoxha: Jo, nuk është rritur. Kanë pesë janarë rresht që presin. I ka gënjyer, i ka bërë që nga numërues të rrënjëve të hashashit deri te kontejnerët me kokainë. I përdor edhe si mercenarë. Keni shpërblim për 2.700 policë, po për 10 mijë policët e tjerë?

E di sa policë ke në rrugë? Sa të duash, se nuk ka semaforë. Po i paguan me 2.900 policë.

Ramën e mbron Fetiu, nuk është Policia e Shtetit. Policia është përgjegjëse për qytetarët.

Atë protestën e paradites ne po e shohim që këta protestuesit e kanë marrë vëmendjen, e kanë mundur algoritmin e kryeministrit. Reels-et e tyre janë më të ndjekurat. Të tjerët mundohen aty të bëhen prezentë.

Kryeministri çohet në mëngjes dhe bën video, kur vijnë protestuesit, ia fut vrapit. Nxori Manjolën, po pse me Manjolën do të bëjë dialog aty? Ai kërkon dëshmorë.

Daljen e pedagogëve duhet ta kishin bërë më parë. Edhe ata janë bashkëvuajtës të sistemit. Dhomat e konvikteve janë më keq se kur kemi qenë studentë. Tani do të vijnë investime nga Gjermania. Jemi te mandati i katërt: kur do të kthejë kokën nga studentët?

Pse pedagogët duhet të dilnin më parë? Sepse janë bashkëvuajtës të sistemit, të keqpaguar. Këta, tha, nuk dinë të lidhin shtatë fjalë. Kush e ka katandisur arsimin në këtë gjendje? Pedagogët nuk i kuptojnë dot pse mungojnë mësuesit e shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare. Pjesa dërrmuese e atyre që janë rrahur janë minorenë.

Jo vetëm që nuk dalin, por u thonë se, po dolët, do të keni pasoja.

Ata që janë në protestë nuk i përdor ANTIFA, as terroristët. Sipas kryeministrit, mbrapa fshihet një forcë madhore, por kjo nuk ka të bëjë me realitetin.

Kjo histori, çfarë ndodh në Francë, Itali e kudo, nuk ka lidhje. Atje kanë dalë për kushtet, këtu kanë dalë për të hequr kryeministrin.

Rama është vetë ANTIFA, është derr në thes aty brenda. Tani, papritur, ANTIFA do të rrëzojë liderin global.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.