Subscribe

Policia malazeze ka vënë në pranga 11 persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar me akuzën për ‘krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Ndue Pepaj 27 vjeç, banor në Malësi të Madhe, akuzohet nga prokuroria se ka qenë kreu i grupit kriminal qe kishte trafikuar lëndën narkotike nga Shqipëria në Mal të Zi dhe me pas e ka shpërndarë atë nëpër vende të ndryshme.

 

8 persona të tjerë janë prangosur që nga fillimi i aksionit të koduar “Mashtrimi”  një vit më parë.

 

Ndërsa ditën e dielë dhe të hënë në Podgoricë në pranga ranë Ndue Pepaj si dhe Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junçaj, të tre këta shqiptarë nga Tuzi i Malit të Zi.

 

Qëkurse ka nisur aksioni, policia ka sekuestruar një sasi prej 928 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, 1,7 kg heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e saj.

 

Ndërsa janë kryer edhe kontrolle në disa banesa që dyshohet se janë përdorur nga ky grup kriminal si dhe janë sekuestruar tre automjete si dhe një armë zjarri automatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *