Renisi dhe Ditea kanë realizuar episodin e tretë të podcast-it të tyre në fermë. E ftuara e radhës ishte Gloria Meshi.

E pyetur nga Renisi se për kë e ka marrë malli më shumë jashtë fermës, ajo thotë që veç familjes edhe për një person tjetër që rrinin së bashku çdo moment.

Me këtë deklaratë Gloria hedh dyshimet se ka një lidhje dashurie jashtë “Ferma VIP”.

“Personi që më ka marrë më shumë shumë shumë malli, faktikisht e di vetë. Më ka marrë malli ekstrem se nuk kalonim as një orë vecmas, kudo bashkë dhe familja sigurisht. Por, duke qenë se jetoj vetëm dhe familjen e kam jashtë, ndihem vetëm, kam emocione të forta këtu brenda. Jam e vetmuar se e kam mendjen jashtë jo se nuk kam persona që më duan këtu”, thotë ndër të tjera Gloria. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *