Me pranga në duar dhe maskë antiCovid, gjyqtarja e Krujës, Enekeleda Hoxha shkoi mëngjesin e kësaj të enjteje në ambientet Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Hoxha do të përballet me trupën e KLGJ. Kjo është seanca e katërt që KLGJ zhvillon.

Hoxha akuzohet se lironte të dënuarit rëndë për vepra të ndryshme penale, në këmbim të parave. Ajo ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *