Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financimin të paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

 

Vendimi u mor sot nga Gjykata në Paris. Srakozy, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u lexua aktakuza, ka mohuar fajësinë.

 

Prokurorët thanë që 22.5 milionë euro, gati dyfishin e shumës së lejuar (19.4 milionë £), janë shpenzuar për fushatën zgjedhore në të cilën u mund nga kandidati i partisë Socialiste François Hollande.

 

Në seancën e muajit qershor, Sarkozy ka thënë në gjykatë se nuk kishte qenë i përfshirë në logjistikën e fushatës së tij dhe nuk e dinte se si u shpenzuan paratë gjatë zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *