Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë për pesë të akuzuarit e ngjarjes në Durrës pak ditë më parë, ku humbi jetën 39-vjeçari Armando Baboçi.

Janë lënë në burg Klodian Daçin, Henrik Tatazin dhe Sergio Tatazin, të cilët akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Nga ana tjetër, për dy të rinjtë e tjerë, Argit Kastrioti dhe Endri Çimo, që akuzohen për ”moskallëzim krimi” u vendos ”arrest në shtëpi”.

Pas një konflikti pranë një lokali në Durrës, ndërroi jetë në spital Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij, Erald Gjini, 19 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *