Gjykata e Krimeve te Renda ka dënuar 5 anëtaret e grupit te zjarrit te Lazaratit, te akuzuar për kundërshtim te forcave te policisë gjate aksionit kundër kultivimit te lendeve narkotike ne vitin 2014-të.

 

Trupa gjykuese ka dhënë 52 vite burg ne total për grupin. Arbion Aliko është dënuar me 13 vite burg, Gurgaz Skënderi me 11 vite, Erik Skënderi dhe Alfred Proko me nga 10 vjet secili dhe Beqo Brahimi me 8 vjet. Gjate seancës Arbion Aliko ka bere akuza ndaj ish-kreut te policisë Artan Didit dhe ish-ministrit te brendshëm Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *