E premte, 30 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-presidentin Ilir Meta.

Meta kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë, por GJKKO ka lënë në fuqi vendimin dhe Meta do të vijojë të jetë në qeli.

Reklamë

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024.

NJOFTIMI:

Kërkuesi/i pandehuri Ilir Metaj me datë 16.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1.Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal të arrestit me burg për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në një masë tjetër nga ato që parashikon Kodi i Procedurës Penale”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 391, datë 26.06.2025 vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj. 2. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të pandehurit Ilir Metaj me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë