Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 April 2026
Vizion fokus

SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo...

Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane, Giorgia Meloni

“Pallati, në shkelje të rregullave”, Berisha: Edi Rama mori...

BE kërkon reforma me cilësi, Gonzato: Të rritet shërbimi...

Siguria e munguar nga zjarret, ekspertët: Të kontrollohen materialet...

Tatimet gjobisin karburantet, tregtonin naftë e bezinë mbi çmimin...

Debat në parlament për naftën, PD: Hiqni taksën për...

Hetimet për djegien e pallatit, dyshohet se zjarri u...

Burg për vëllezërit pengmarrës, Gjykata “kyç” në qeli rrëmbyesit...

Pak minuta para takimit me Melonin, Rama ndan foton:...

Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar

16 Janar 19:58

Avokatët e presidentit të ndaluar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dështuan në përpjekjet e tyre ligjore për të siguruar lirimin e tij të enjten, një ditë pasi ai u ndalua në rezidencën e tij për t’u marrë në pyetje mbi akuzat për rebelim që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ai muajin e kaluar.

Zoti Yoon u dërgua në një qendër paraburgimi pranë kryeqytetit Seul, pasi u mor në pyetje të mërkurën për më shumë se 10 orë nga agjencia kundër korrupsionit për zyrtarët e lartë. Gjatë marrjes në pyetje ai ushtroi të drejtën e tij për të heshtur. Zoti Yoon refuzoi gjithashtu të enjten pyetjet e mëtejshme nga zyrtarët e anti-korrupsionit ndërsa ekipi i avokatëve të tij aludoi se hetimi ishte i paligjshëm.

Avokatët i kishin kërkuar Gjykatës Themelore të Qarkut të Seulit që të shqyrtonte lirimin e tij, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e urdhrit për ndalimin e zotit Yoon të lëshuar nga Gjykata e Qarkut Perëndimor të Seulit. Por Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatëve mbrëmjen e së enjtes.

Para ndalimit, zoti Yoon shmangu disa kërkesa për t’u paraqitur në agjencinë kundër korrupsionit për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë, organet e zbatimit të ligjit, ku përfshiheshin qindra policë, e ndaluan zotin Yoon në rezidencën e tij në Seul. Pritet që gjatë ditëve të ardhshme organet hetuese ta vënë atë në arrest.

Agjencia kundër korrupsionit, e cila po udhëheq hetimet e përbashkëta me policinë dhe ushtrinë nëse deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon përbën rebelim, ka 48 orë afat që t’i kërkojë gjykatës arrestimin zyrtar të tij ose ta lërë atë të lirë./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Koreja Jugut Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo moment

më shumë...

Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, 17 viktima, mes tyre fëmijë

më shumë...

Goditet “Karteli Ballkanik” i kokainës, grupi transportonte drogë në BE përmes Shqipërisë

më shumë...

Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqiptari në luftë për jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:55

Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga...

4:41

SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin...

4:36

Protesta e opozitës, policia plan masash, rrugët...

4:09

Kryeministri Rama në Romë, takon homologen italiane,...

3:33

“Pallati, në shkelje të rregullave”, Berisha: Edi...

3:18

BE kërkon reforma me cilësi, Gonzato: Të...

3:15

Siguria e munguar nga zjarret, ekspertët: Të...

3:13

“Profili ndryshe” që mund ta trazojë skenën...

2:55

Forcohet aleanca në luftën kundër krimit të...

2:54

Tatimet gjobisin karburantet, tregtonin naftë e bezinë...

2:52

Debat në parlament për naftën, PD: Hiqni...

2:47

Hetimet për djegien e pallatit, dyshohet se...

2:44

Burg për vëllezërit pengmarrës, Gjykata “kyç” në...

2:39

Pak minuta para takimit me Melonin, Rama...

2:27

Tragjike në Kosovë, babai dhe dy fëmijët...

2:22

Plagosën rëndë një person pas sherrit, arrestohen...

2:18

Shiste kanabis në qytetin e Vlorës, arrestohet...

2:09

Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa,...

2:08

I dehur në timon, 48-vjeçari përplas 4...

1:50

“O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”,...

Më të klikuarat

  • Romanca në Ferma VIP “tronditet” pas puthjes, In...
  • Ndodh puthja e parë në Ferma VIP? Momente romantike mes Indr...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Kamioni përplaset me furgonin, ndërron jetë italiani, shqipt...
  • Banore në pallatin që e përpinë flakët, reagon ish-konkurren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.