Ndërsa deputetja Rudina Hajdari vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama shprehet se shpeshherë pakica kërkon t’i imponohet shumicës.

Kreu i qeverise tha se disa deputetë japin një shembull të keq, duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm për detyrimin e arritjes së një kompromisi.

Ai nuk la pa komentuar edhe paralajmërimin e presidentit Ilir Meta ndaj deputetëve që do votojnë pro ligjit zgjedhor sot në Kuvend, deklaratë e bërë gjatë një takimi me kreun e Presidencës së Bosnje Hercegovinës. Për Ramën, Presidenti nuk ka as kapacitetin më të vogël moral për t’u përmbajtur.

Rama tha se Meta përdori një gjuhë fyese dhe shantazhuese në takim me homologun e tij ndërkombëtar. Sipas tij, këtë veprim nuk e ka bërë as ish-kryeministri Sali Berisha.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që nëse ne do kishim kërkuar një kompromis nga ju për të vendosur bonusin për partinë e parë, por patjetër që kjo do të ishte e tepërt me palën që nuk është këtu. Nga ana tjetër, për ata që nuk janë këtu, ky Parlament po bën më shumë sesa asnjëherë më parë për ndonjë palë që ka qenë këtu brenda duke marrë në konsideratë kërkesat e tyre edhe pse janë larguar.  Nuk ka asnjë problem që të më sulmoni mua, jam mësuar. Jam mësuar me origjinalin e jo më me kopjet. Dëgjova një zonjë që foli me një gjuhë që një grua apo nënë nuk mund ta ketë. Çfarë faji t’i vë zonjës ku shembullin më skandaloz e jep Presidenti i Shqipërisë, i cili nuk ka kapacitetin mendor dhe moral ku ka një homolog në krah. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu që në krah të një të huaji të ketë përdorur një fjalor shantazhues për kundërshtarët këtu”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *