Subscribe

Mësimi i gjuhës angleze që në klasën e parë është një vendim që është përqafuar nga prindërit. Ata pranojnë se vështirësisë që fëmijët mund të hasin në mësimin e një gjuhe të huaj paralelisht me shqipen, minimizohen nga aftësia e të vegjëlve për të mësuar gjëra të reja.

 

PRINDER

“Po shumë mirë është besoj pavarësisht se mund të jetë pak herët për klasën e parë, por fëmijët mësojnë shpejt kështu që besoj mund të bëhet, të mësohet paralelisht me shqipen.”

 

PRINDER

“Mendoj që është vendim shumë i mirë”

 

PRINDER

“Është për mirë se fëmijët që në atë moshë përdorin teknologjinë, shohin filma anglisht, kështu që mund ta mësojnë.”

 

Nga ana tjetër, ekspertët vlerësojnë se anglishtja në klasën e parë kërkon një studim paraprak për implementimin e saj mbi nivelin e të nxënit të fëmijëve. Ndërsa vënë në dukje mungesën e infrastrukturës, që do t’i ndihmojë të vegjëlit të mësojnë nëpërmjet të shkruarit, figuracioneve dhe audios.

 

QEMAL ÇEJKU

EKSPERT ARSIMI

“Për të marrë një vendim të ri, si fillim duhet bërë një analizë e klasave të treta dhe më lart, se sa është përqindja e të nxënit, sa është akumuluar kjo lëndë te nxënësit.”

 

Mungesa e mësuesve të specializuar në degën e anglishtes, është një tjetër shqetësim ku specialistët e arsimit vënë theksin.

 

QEMAL ÇEJKU

EKSPERT ARSIMI

“Në sistemin arsimor në të gjithë vendin, në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’ momentalisht janë 250 vende vakante për këtë lëndë, ka mungesë.”

 

Sipas ekspertëve, trajnimet e mësuesve të anglishtes që japin mësim në klasën e parë nuk janë kryer ende, proces i cili duhej përfunduar përpara nisjes së vitit shkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *