Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha kërkon nga qeveria që të kryejë në masë testime për të kuptuar përqindjen e të prekurve në vend me COVID-19.

 

Ajo shprehet se nuk është koha për “diktaturë dhe kërcënim me vite burg”, por infrastrukturë lehtësuese nëpër spitale dhe paketë të qartë ekonomike për të dalë nga kriza.

 

Sipas saj, çdo kërcënim për të nënshtruar qytetarët është një përpjekje për të mbuluar dështimin.

 

“Në këto momente nuk kemi nevojë për diktaturë dhe kërcënim me vite burg. Më shumë se kurrë nevojitet profesionalizëm, testim në masë për të kuptuar se sa është përqindja e popullsisë e prekur deri në këto momente, kemi nevojë për pajisje dhe infrastrukturë lehtësuese nëpër spitale. Kemi nevojë për një paketë të qartë të daljes nga kriza ekonomike. Çdo kërcënim me vetëkënaqësi, për të nështruar qytetarët, është një përpjekje për të mbuluar dështimin dhe mungesën e një strategjie të qartë se si do të dalim nga ky tunel i errët.”

 

Taulant Balla tha të enjten se moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe duhet të dënohet penalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *