E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate në procesin ndaj Veliajt/ Kryebashkiaku kërkoi inventarizimin e dosjes. SPAK: Kërkon të shtyjë gjyqin

Seanca e dytë e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dështoi. Shkak u bë kërkesa për inventarizimin e provave dhe të fashikujve gjyqësorë të dosjes së tij. Seancën e kaluar gjykata e posaçme i dha dritën jeshile kërkesës së mbrojtjes për tu njohur me dosjen fizikisht. Menjëherë u urdhërua një agjent i Byrosë Kombëtare të Hetimit për t’ia vënë në dorëzim kryetarit të bashkisë. Por sipas prokurorisë, Erion Veliaj është konfliktuar me hetuesin që u paraqit në paraburgimin e Durrësit. Brenda seancës kërkesa e dytë shkaktoi pakënaqësi mes palëve pasi prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado prentenduan se inventarizimi i akteve gjyqësore është një makinacion për të shtyrë procesin.

Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH. Ka qenë reagim jo etik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri tek drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët  “Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.”

Reklamë

BKH nuk është urdhëruar nga gjykata për ta njohur me aktet. Ki kujdes kur përmend agjentët e BKH dhe mënyrën si u drejtohesh. Kanë zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk ka akte “hopshe”; bëj verifikimin dhe shko njihu me fashikujt. Mos improvizo situata që nuk ekzistojnë. Ne flasim me akte, jo me hamendje si ju.

Jashtë gjykatës, avokati i ri i Erion Veliajt, ish deputeti socialist, Plarent Ndreca u shpreh se procesverbali është i domosdoshëm për një mbrojtje të frytshme, ndërsa sjelljen e klientit të tij, sipas SPAK, e quan vetëm një pretendim të akuzës.

Reklamë

Ai është një procesverbal i njëanëshm, një pale që sot përfaqëson akuzën, por prokurorët nuk thanës se çfarë sjellje kanë bërë oficerët e policisë gjyqësore ndaj Erion Veliajt, që kanë shkaur pa njoftim, pa dijëninë e avokates kryesisht, i kanë shkuar në qeli.  Unë do pres si do e menazhojë dhënien e akteve prokuroria. Ne kemi vullnetin e plotë për të qëndruar aty dhe për të marrë aktet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës akuzohet për korrupsion pasiv në 13 episode të ndryshme, pastrim parash, shpërdorim detyre, mosdeklarim të ardhurash në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës që përfaqësohet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado ai shfrytzoi postin e qytetarit të parë të kryeqytetit për t’i krijuar favore financiare gruas së tij përmes një skeme korruptive të ndërlikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë