Subscribe

Kur mbeten edhe thuajse dy javë nga fillimi i vitit shkollor, në bashkinë e Gjirokastrës ka nisur rikonstruksioni i 14 shkollave të sistemit 9 vjeçar dhe atij të mesëm.

 

Një nga gjimnazet më problematik, është Asim Zeneli, ku ndërhyrja pritet të jetë e plotë.

 

Drejtori i Agjencisë se Mirëqenies dhe Kujdesit Social Armand Mamani tha se për shkak të punimeve, semestri i parë do të ketë vështirësi ne mësimdhënie.

 

Lëvizja demografike e viteve të fundit ka bere që 2 shkolla, por dhe kopshtet, te jene të mbipopulluara. Për të zgjidhur këtë problem Bashkia ka menduar ndërtimin e një shkolle të re.

 

Tri shkolla në rrethin e Korçës nuk do të hapin dyert ditën e parë të vitit shkollor.

 

Numri i ulët i nxënësve të Drenovës, Barçit dhe Kolanecit do bëjë që 100 nxënës të klasave të pesta e deri në klasën e nëntë të marrin mësim në shkolla të tjera shumë afër vendbanimeve të tyre.

 

Mbyllja e këtyre shkollave erdhi edhe pasi u mor mendimi i prindërve e nxënësve por edhe i stafit mësimdhënës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *