Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Ibrahimoviç tërbon suedezët, shkon me Kardinalen te shfaqja e...

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup

Gjiknuri: Të bëhet realitet vota e emigrantëve! Koha të rifillojmë punën edhe për Reformën Zgjedhore

24 Maj 12:11

Partia Socialiste shprehet se ka ardhur momenti që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Dam ian Gjiknuri theksoi se PS është e gatshme që të marrë pjesë në këtë proces dhe bën thirrje që të vazhdohet puna për reformën zgjedhore.

 

“Partia Socialiste është e gatshme; është momenti të fillojmë punën edhe për Reformën Zgjedhore. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje të gjithë palëve politike, që të marrin pjesë sa më shpejt në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim që të fillojmë nga puna. Unë mendoj se kjo është një nga çështjet e para që duhet adresuar, pasi bëhet fjalë për gati 1/3 e elektoratit shqiptar, që mund të jetë shumë dinamik në pikëpamjen e ndryshimit dhe reflektimit të vlerave të tyre, kontributit në politikë edhe në Shqipëri për shkak të peshës që kanë. Partia Socialiste është e gatshme për të marrë pjesë në këtë proces. Garantojmë mbështetjen tonë dhe jemi të bindur, që nëse kjo punë fillon tani, jemi të bindur që e drejta e votës së emigrantëve bëhet realitet”, theksoi Gjiknuri.

 

Ai u shpreh se PS ka qenë një nga promotorët e kësaj ideje që vota e emigrantëve të bëhet e mundur.

 

“E kemi vendosur në Kodin Zgjedhor që kjo votë të mundësohet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kemi kohë të mjaftueshme. KQZ është në një pozicion të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Në raportin e vitit 2021, KQZ doli si organ që i përmbushi detyrat e tij. Ai nuk u përfshi në betejat politike, përkundrazi, tashmë ka një autoritet si nga ana profesionale dhe ajo teknike, për ta çuar përpara këtë proces. Në vite të mëparshme KQZ binte viktimë e akuzave politike në lidhje me integritetin zgjedhor. Nga ana tjetër këtu mund të hapen debate lidhur me të drejtën e përfaqësimit dhe peshën e votës së emigrantëve. Mendoj që zgjidhjet ekzistojnë. Tashmë kemi një Regjistër të Gjendjes Civile, që parashikon regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit me rezidencat e tyre. Pra në listat e zgjedhësve që do të dalin për zgjedhjet e përgjithshme, lista e emigrantëve të jetë e regjistruar në një vend të veçantë dhe vota e tyre të llogaritet aty. Nga kjo pikëpamje kjo siguron integritet dhe komunikim mes KQZ dhe qytetarëve që duan të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës”, deklaroi ai.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste nënvizoi se KQZ është plotësisht e pajisur me bazën e nevojshme ligjore dhe autoritetin për të eksploruar të gjitha skemat e mundshme, që do mundësonte votën e emigrantëve.

 

“Në bazë ligjore është shprehur vullneti politik. Akti që do nxjerrë KQZ, e ka mundësinë që të reflektojë opinionet e partive kryesore politike. Jam i bindur që të gjitha palët janë dakord, Partia Socialiste ka qenë nga promotorët e kësaj ideje, që vota e emigrantëve ka ardhur momenti të bëhet e mundur. Natyrshëm, duhet punë edhe për sensibilizimin e qytetarëve, që jetojnë jashtë Shqipërisë për tu regjistruar në këto regjistra, duke deklaruar adresat e tyre për të bërë të mundur më pas ushtrimin e votës”, u shpreh Gjiknuri.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Gjiknuri Reforma Zgjedhore vota e emigranteve

Nga e njëjta kategori

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

më shumë...

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3

më shumë...

Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar

më shumë...

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush nga fermerët u eliminua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

2:02

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do...

1:04

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për...

12:33

Dy vite pa u parë, Moza nuk...

11:55

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush...

11:46

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e...

11:31

“Dashuria dhe martesa” Ilir-Moza, opinionistët shprehin rezerva,...

11:06

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet...

10:41

“Forca, na ke bërë shumë krenar”, përlotet...

10:24

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA:...

10:05

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit...

9:31

Pritjes i erdhi fundi! Nis finalja e...

9:02

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët...

8:58

Sa herë që ndjeni ankth këto janë...

8:52

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

8:40

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën...

8:00

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin...

7:54

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten,...

7:43

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të...

Më të klikuarat

  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • “Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon marrëdhënien me k...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.