E enjte, 29 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjermania nuk ndërpret importin e gazit nga Rusia

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar të tjera sanksione ndaj Rusisë, pas provave për krime lufte në qytetet rreth Kievit, por blloku mbetet i ndarë në veprimet që do të ndërmarrë për importet e energjisë.

 

Reklamë

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka deklaruar se Berlinit i duhet më shumë kohë që të shkëpusë tërësisht varësinë nga importet ruse.

 

Reklamë

CHRISTIAN LINDNER

MINISTER I FINANCAVE, GJERMANI

 

“Ne duhet të ndërpresim të gjitha marrëdhëniet ekonomike me Rusinë, por për momentin, nuk është e mundur të shkurtojmë furnizimet me gaz. Na duhet kohë. Vendosja e një ndalimi të menjëhershëm të gazit, naftës apo edhe qymyrit rus në këtë moment, do të dëmtonte më shumë ekonominë tonë sesa Rusinë.”

 

Gjermania ndërkohë, ka shpallur “persona të padëshiruar” 40 diplomatë rusë.

 

Edhe Franca është bashkuar në të njëjtën masë, duke argumentuar se ata rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ministria e Jashtme deklaroi se vendimi është pjesë e një nisme europiane.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë