Berlini zyrtar i ben apel vendeve skeptike Frances dhe Holandes ti bashkohen vendimit të Gjermanisë dhe të mbeshtesin hapjen e negociatave per dy vendet e Ballkanit Perendimor.

 

Ministri i punëve të Jashtme te Gjermanise Heiko Maas, nëpërmjet një deklarate zyrtare thekson rëndësinë që ka dhenia e drites jeshile per Shqiperine e Maqedonine e  Veriut.

 

 

MINISTRIA E JASHTME E GJERMANISE

 

 

Kam besim se qasja e kushtëzuar e propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe të tjerët në BE të vendosin të fillojnë negociatat e pranimit. Miratimi i Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në . Në të njëjtën kohë, është e qartë se reformat do të shpërblehen. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të reformës në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt BE – së .

 

Franca dhe Holanda nuk kanë bërë ende publike qëndrimet e tyre, por vendosja e kushteve nga Gjermania mund të shërbejë si një garanci per ti bindur ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *