Mijëra protestues janë mbledhur në Berlin këtë të shtunë në një demostratë të quajtur “Fundi i pandemisë- Dita e Lirisë”.

Duke brohoritur fjalët “liri-liri”demonstruesit marshuan në qendër të qytetit në një ditë të cilësuar si ditë feste, por edhe proteste kundër kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Coronavirusi-alarm i rremë” dhe “Mbrojtje natyrore në vend të vaksinimit”.

Policia njoftoi se 10 mijë pjesëmarrës ishin lejuar të merrnin pjesë në tubim, por shifrat duket se i tejkaluan 11 mijë.

Mes tyre kishte edhe populistë të krahut të djathtë, organizata neo-naziste, si dhe mbështetës të teorive konspirative të cilët kundështojnë vaksinimin me detyrim.

Mes shqetësimit për një rritje të infeksioneve në Gjermani, autoritetet njoftojnë se asnjë prej pjesëmarrësve nuk ishin të pajisur me maska mbrojtëse dhe nuk respektuan distancën fizike.

Nismës “Të mendosh jashtë kutisë 711” në Stuttgart, i janë bashkuar qytetarë nga e gjithë Gjermania, të cilët mbërritën në Berlin të organizuar me autobusë. 


Organizatorët u kanë bërë thirrje hoteleve dhe agjencive turistike si dhe kompanive të autobusëve e fermerëve që të marrin pjesë në këtë protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *