Një 63-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Berat. Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar policinë.

 

Forcat e policisë dhe zjarrëfikëses kanë shembur derën e jashtme për të hyrë brenda, për shkak se dritaret ishin me hekura.

 

Pasi kanë hyrë në banesë, uniformat blu kanë gjetur pa shenja jete gruan, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

 

Pas ekzaminimit të trupit të saj të pajetë, mësohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Fqinjët e viktimës kanë deklaruar se gruaja jetonte e vetme në banesë, pasi fëmijët i kishte emigrantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *