Antibiotikët e së ardhmes kundër superbaktereve rezistentë ndaj produkteve farmaceutike mund të prodhohen në mënyrë natyrale!

Këtë gjë e kanë zbuluar shkencëtarët e Universitetit të Tubingas në Gjermani, të cilët kanë arritur të dallojnë një antibiotik të ri të fuqishëm që prodhohet nga një bakter ‘i mirë’ që jeton në hundë.

Studiuesit kanë vëzhguar se bakteri Staphylococcus lugdunensis prodhon një antibiotik të aftë të vrasë bakterin Staphylococcus aureus.

Testet zbuluan se molekula është në gjendje të eliminojë edhe stafilokokun ‘e tmerrshëm’ Meticilin. Rrjedhimisht, antibiotiku u përdor në një eksperiment tek minjtë, ku arriti të shërojë një infeksion të lëkurës.

Kështu shkencëtarët po përgatiten për një revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rinj, të cilët nuk do gjenden vetëm në ambientin përreth, por edhe brenda vet trupit të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *