Të dy kutitë e zeza të aeroplanit të transportit të Forcave Ajrore Ruse që u rrëzua dje, të mërkurën, në rajonin Belgorod të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën janë gjetur, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar shërbimet ruse të sigurisë.

Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e aeroplanit, i cili gjithashtu thotë se mbante të burgosur lufte ukrainas që do të shkëmbeheshin.

Lexo edhe :

Related Posts

Ukraina nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se avioni është rrëzuar nga forcat e armatosura ukrainase, siç pretendon Moska. Gjithashtu nuk ka konfirmuar se në bord ishin të burgosur ukrainas të luftës dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *