Subscribe

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në punimet e Ministerialit të jashtëm të NATO-s, i cili u mbajt në Uashington me rastin e 70 vjetorit të themelimit të aleancës së atlantikut të veriut. Aktiviteti shënoi festimin e 7 dekadave paqe, prosperiteti dhe sigurie për afro 1 miliardë njerëz të hapësirës Euro-Atlantike, si dhe një mundësi për të parë të ardhmen së bashku. Punët e ministerialit kishin si kryefjale marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, rolin në luftën kundër terrorizmit, si dhe angazhimet e Aleatëve për shpenzimet në fushën e mbrojtjes. Ministrat shprehën shqetësimin për e Rusisë, përfshirë edhe veprimet agresive ndaj Ukrainës dhe sekuestrimin e anijeve dhe ekuipazheve të saj në detin Azov.

 

Njëzëri ranë dakord për masat e reja për të përmirësuar nivelin e kontrollit të sigurisë në rajonin e Detit të Zi, si dhe për të mbështetur më tej partnerët e rajonit si Gjeorgjia dhe Ukraina. Nga ana e tij Cakaj, duke iu referuar 10 vjetorit të Shqipërisë në Aleancë nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të Aleancës dhe kontributit që ka sjellë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në veçanërisht ne Ballkanin Perëndimor. Ai vuri theks të veçantë në vazhdimin e mbështetjes së aspiratave Euro-Atlantike të rajonit dhe mbështetjes më konkrete në procesin e integrimit Evropian.

 

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nënvizoi rëndësinë që Aleanca të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtij rajoni. Gjithashtu ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të avancuar me rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes dhe vuri në dukje rolin e vendit tonë në Aleancë dhe kontributet e saj për sigurinë kolektive përfshirë ato në Kosovë, Misionin “Rezolute Support” në Afganistan, Detin Egje dhe Letoni.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *