Policia e Shtetit ka gjobitur 1.825 qytetarë gjatë fundjavës sepse janë kapur pa maska në ambientet e jashtme.

 

Secili prej tyre tani është i detyruar të paguajë 3 mijë lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve të policisë, janë konstatuar 13 lokale që kishin vënë muzikë edhe pas orës 20.00. Për këtë shkelje të protokollit të sigurisë, administratorët u gjobitën me 1 milion lekë.

 

Po ashtu, 15 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, janë shoqëruar në komisariat për t’u gjobitur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *