Garda Mbretërore e Norvegjisë një nga më të mirat në botë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë performuan në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

 

Kryebashkiaku  Veliaj theksoi se prezenca e Gardës së Norvegjisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërmjet 1000 eventeve që po zhvillohen në kuadër të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë.

 

“Ky është një privilegj për qytetin tonë. Turi i Madhërisë së Tij, Mbretit Haraldi i V, në Shkup, Podgoricë, Zagreb dhe po ashtu në Tiranë, është një manifestim i solidaritetit të Norvegjisë me europianët juglindorë, aleatë, miq, vende anëtare të NATO-s, mbart një simbolikë dhe jep një mesazh të rëndësishëm. Sikurse ka thënë edhe Presidenti Kenedi: Gjeografia na ka bërë fqinjë, historia na ka bërë miq, ekonomia na ka bërë partnerë dhe domosdoshmëria na ka bërë aleatë. Ata që natyra i ka bërë bashkë, mos pastë njeri që t’i ndajë”,

 

Kreu i Bashkisë shfrytëzoi rastin për të dhënë mesazhin se paqja nuk është e mirëqenë, ndaj duhet punuar shumë për ta ruajtur atë.

 

“Është një bekim për vendet tona që gjenden në Europë e që të gjendemi mes vendesh që e dinë që nëpërmjet NATO-s, që është aleanca më e madhe mbrojtëse, një sistem mbrojtës epik, ku të gjithë shtetet janë të gatshme për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur njëri-tjetrin. Kjo histori që po ndodh gjatë kësaj kohe në Ukrainë, është përshkallëzuar në një mënyrë dramatike, duke parë botën në anën tjetër të Europës, do na bënte të thoshim që asnjë vend nuk është i aftë të shohë dhe vlerësojë vlerat e fqinjësisë së mirë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *