Subscribe

Një vit më parë, qeveria vuri në dispozicion të biznesit për të përballuar efektet pandemisë dy garanci sovrane. E para ishte për përballimin pagave të punonjësve deri në tre muaj, dhe e dyta ishte për kapital qarkullues. Sipas të dhënave, një vit më pas, garancia e parë është përdorur vetëm 48%, ndërsa e dyta në masën 56 %. Por pse ky interes i ulët i bzinesit për të përfituar nga ky instrument?

 

“Faktori kryesor ka të bëjë më kushtet që  biznesi duhet të plotësonte për të marrë një hua të tillë. Kriteret e tyre nuk ishin aspak favorizuese në kushtet kur sipërmarrësit ishin goditur rëndë nga pandemia”, thotë Gjergj Buxhuku

 

“Vitet e fundit, normat e interesit për kreditë arrinin në 3.5 deri në 4 %. Ndërkohë me garancitë sovrane, nisin nga 5%. Pse një biznes i goditur nga kriza do të merrte një kredi të dytë kaq të shtrenjtë kur garancitë për ecurinë e tregut ishin dhe mbeten të pasigurta?”, thotë Zak Topuzi nga sektori i turizmit.

 

Edhe në programin për katër vitet e ardhshme, qeveria parashikon të aplikojë të njëtin skemë, kryesisht për sektorin e manifakturës dhe turizmit, por ato do të kenë të njëjtin fat nëse nuk rishikohen kriteret.

 

“Nuk duhet të bëjmë asgje ndryshe nga çfarë ka bërë rajoni. Ka vende pranë nesh që kanë lënë një periudhë 2-vjeçare kur biznesi të mos paguajë këste mujore deri në rimëkëmbjen e sektorit”, shprehet Topuzi.

 

“Bizneset që duhet të stimulohen me këtë garnaci janë ato që kanë kontrata të rregullta dhe jo të kërkohen kolaterale”, shprehet Buxhuku.

 

Garancia sovrane është një skemë që në rast se biznesi që përfiton prej saj nuk është në gjendje të shlyejë huanë sipas kushteve të përcaktuara, atëherë shteti iu përgjigjet bankave për detyrimet e pashlyera.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *