Fushës së Korçës i garantohet vaditja nga një investim i realizuar tashmë për pastrimin e një prej kanaleve kryesorë ujitës.

 

Janë 1200 hektarë tokë bujqësore që do të vaditen në fushën e Korçës pas ndërhyrjes për pastrimin e këtij kanalit të Vëntrokut.

 

Bashkia Korçë informon se u investuan 230 mln lekë për pastrimin e gjatësisë prej 8.4 km të kanalit dhe kthimin e tij në një minirezervuar. Ky ujëmbledhës, gjatë verës do t’u shërbejë fermerëve të disa fshatrave për vaditjen e tokave bujqësore.

 

Nga ana e bashkisë, gjatë sezonit të verës është ndërhyrë edhe në sistemimin dhe rehabilitimin e rrjetit të rrugëve lidhëse ndërmjet tokave bujqësore me qëllim lehtësimin e qarkullimit në to të mjeteve të transportit dhe mekanikës bujqësore për fermerët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *