Një tjetër aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në aksin fushe Kruje – Milot. Një automjet tip Foristradë ka përplasur nje motoçikletë duke shkaktuar plagosjen e vajzës 27 vjeçare që udhëtonte me mjetin e vogël motorik. E plagosura është dërguar menjëherë në Tiranë, e aktualisht po ndiqet nga mjekët e spitalit të traumës, pasi gjendja e saj është e rëndë.

 

Uniformat blu njoftojnë se kanë ndaluar drejtuesin e automjetit dhe e kanë shoqëruar atë në komisariat. Ndërkohë, nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *