E hënë, 26 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Fushata për kreun e PD

 

Lulzim Basha ka folur me demokratet e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-Krujës për deformimin e zgjedhjeve parlamentare, proces ne te cilin sipas tij triumfoi shitblerja e votës.

Reklamë

 

“E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike.”

Reklamë

 

Ne garën per drejtimin e Partisë Demokratike, Basha ka përsëritur se pranon pergjegjesite e tij për humbjen e thelle ne zgjedhje.

 

“Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karrigen time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë.”

 

Ndërkohe kandidati Eduard Selami ka takuar demokratet e Patosit, Mallakastrës e Roskovecit, takime ne te cilat ka theksuar se humbja e PD erdhi per shkak te largimit nga vlerat e se djathtës, vlerat perëndimore, mungesës se demokracisë se brendshme, si dhe listave te kandidateve per deputet.

 

“Ajo e famshmja liste, kurrkush nuk e dinte, e ka kompetence Këshilli Kombëtar, nuk iu mor mendim fare. Del kryetari ne emër te republikës se re, e nxjerr nga xhepi prapa dhe ua paraqet shqiptareve. Po kjo vetëm demokraci nuk është. Baza është e demotivuar, sepse nuk e di kush janë keta, ata te tjetret nuk jane te motivuar se nuk kane lidhje, nuk ia dine per nder kurrkujt dhe prandaj rënia ka vazhduar e vazhdon.”

 

Sipas Selamit, modeli Basha ka dështuar.

 

“Unë nuk kam asgjë me zotin Basha, por e them me bindje qe model i tij dështoi, pike. E pati shansin 4 vjet.”

 

Eduard Selami ka premtuar se nëse zgjidhet kryetar i PD, ne zgjedhjet e ardhshme lokale kandidatet per kryetar bashkie do te zgjidhen me parimin nje anëtar nje vote nga vete demokratet.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë