Subscribe

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një furgon me mallra u përplas tek rrotullimi i Panajasë. Ai u përmbys në mes të rrugës dhe për pasojë shoferi i mjetit u plagos.

Ai është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga gjendja e tij. Për shkak të aksidentit, rruga eshte bllokuar duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Nga hetimet bëhet me dije se furgoni është përplasur fillimisht me trafikndarësen në autostradë dhe më pas është përmbysur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *