Krimi i rëndë në familje mesditën e 2 Janarit tronditi jo pak qytezën e Orikumit, pasi Llogora Xhebroj dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij Sose Xhebroj dhe më pas 52 vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda pak orëve në banesën e tyre në Orikum. Pas konflikteve të vazhdueshme, mësohet se çifti ishte drejt divorcit dhe prej një muaji 48 vjeçarja, Sose Xhebroj jetonte pranë familjes së saj në fshatin Dukat.
Lexo edhe :
Debatet kulmuan së fundmi në banesë, kur burri e dhunoi fizikisht gruan dhe më pas e mbyti me duar duke e lënë të vdekur në dhomë. Dy djemtë, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e krimit, pasi i telefonuan nënës së tyre dhe nuk morën përgjigje u kthyen në shtëpi. Kur panë nënën të pajetë, ata njoftuan qendrën shëndetësore të Orikumit.
Ambulanca dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje. Por ndërsa trupi i i gruas po transportohej për në morg, bashkëshorti u vetëvra me pistoletë në garazh. Pranë tij policia gjeti një armë tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.
Fqinjët e çiftit thanë se nuk e dinin për situatën konfliktuale të bashkëshortëve, pasi i shihnin që ata punonin së bashku në biznesin e tyre.
Sose dhe Llogora Xhebraj ishin ndarë para dy vitesh, por ishin ribashkuar në një përpjekje për të shpëtuar martesën. Megjithatë, pas një muaji me konflikte të vazhdueshme çifti iu rikthyer rrugës së divorcit, por tashmë me një fund tragjik.
/vizionplus.tv






