Shëndeti i mbretëreshës Elizabeth është në rrezik, pasi një punonjës i stafit në pallatin mbretëror ka rezultuar pozitiv pas testit për koronavirus. Të gjithë anëtarët e tjerë të stafit që kanë qenë në kontakt të afërt me të janë vetizoluar menjëherë.

 

Nuk dihet nëse vetë mbretëresha kishte kontakte të drejtpërdrejta gjatë kësaj kohe, apo çfarë roli luante në pallat i infektuari me Covid-19.

 

Pallati Buckingham dhe Kështjella Windsor janë blinduar për javë të tëra, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të mbrojtur qindra njerëz të punësuar në dy rezidencat mbretërore. Ndërkohë, mbretëresha qëndron e izoluar në Windsor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *