Manifestimi i 4 të shtunën kundër rritjes së çmimeve të karburanteve mund të shoqërohet, me akte të rënda dhune.

 

Mediat franceze shkruajnë se ka të dhëna se të ashtëquajturit “jelekverdhët” po përgatisin një manifestim të dhunshëm në rrugët e Parisit. Në manifestim do përfshihen edhe studentet dhe agjencitë e inteligjencës kanë të dhëna se përgatiten përplasje të forta me forcat e rendit.

 

Studentët në fakt po protestojnë në shumë qytete per të drejtat e tyre dhe të enjten janë arrestuar shumë te rinje ne disa qytete.

 

Madje shkohet deri në ekstrem saqë flitet dhe për skenare të rëndë si ai i grushtit të shtetit. Ky informacion ka qarkulluar në gazeten Le Figaro e cila citon burime pranë qeverisë.

 

Skenari është i tillë ku mund të përdoren arme kundër zyrtareve qeveritare apo policise. Për shkak të këtyre informacioneve janë mobilizuar 89 mijë forca rendi. Javën e kaluar qindra përsona u arrestuan ndërsa shumë u plagosen bga degjenerimi i protestes në Paris.

 

Ndonëse qeveria ka premtuar do te kenaqe kerkesat e protestuesve, jeleverdhet që kanë udhehequr protesten nuk terhiqen dhe nuk shkuan në takim me presidentin Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *