E ndërsa Franca është përfshire nga vala e protestave të dhunshme presidenti Emanuel Macron ka bërë thirrje për pezullimin e tubimeve që mund te shkaktojnë kaos gjatë Krishtlindjeve. Macron kërkoi që protestuesit të respektojnë familjet gjatë festës.

 

“Protestat janë të justifikueshme dhe të mbrojtura nga Kushtetuta, por besoj se ka momente në jetën e një kombi kur më e mira në këtë periudhë është vendosja e një armëpushimi për të respektuar familjet dhe jetën e tyre”

 

Protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të planit të Macron kanë shkaktuar trazira në vend gjatë dy javëve të fundit. Për pasojë udhëtimi është pezulluar në disa pjesë të vendit, ndërsa shërbimi i trenave dhe linjat e metrosë në Paris u mbyllën gjatë të shtunës. Shumë qytetarë e kane pare veten te bllokuar. Qindra fluturime gjithashtu janë anuluar. Reforma ka shkaktuar pakënaqësi per shkak te rritjes se moshës per daljen ne pension.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *