Prindërit e divorcuar që po ndajnë kujdestarinë e fëmijëve në Francë së shpejti do të punojnë katër ditë në javë.

Nga shtatori, kush punon në zyrat administrative dhe kujdesen për fëmijët me “rregullime alternative” do të kenë një ditë shtesë pushimi kur do të kenë radhën për të mbajtur fëmijën. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i francës, Gabriel Attal.

Mbetet ende e paqartë nëse orët totale të punës do të reduktohen për prindërit e divorcuar apo do të shtohen në ditët e tjera të javës kur ata nuk e kanë kujdestarinë për të plotësuar mesatare standarde prej 35-orë në javë.

Në një sondazh të kryer muajin e kaluar, 77 për qind e personave që punojnë në administrata thanë se e mbështesin idenë, edhe nëse kjo do të thotë se ata do të punojnë më shumë orë gjatë ditëve të tjera të javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *