E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO LAJM/ PREKËSE, nënë e bir bashkohen pas 8 ditësh, merr fund aventura e gjyshërve me Amarit 3-vjeçar

Ka marrë fund aventura e dy gjyshërve Rexhep dhe Bahrie Gjuni në Durrës pasi morën dhe fshehen për 8 ditë nipin e tyre.

3-vjeçari është dorëzuar fillimisht në polici nga gjyshja gjatë ditës së sotme, e cila më pas ka njoftuar të ëmen tij Ile Gjuni duke ia dorëzuar.

Reklamë

Ndërkohë, pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë me gjyshen e fëmijës, teksa gjyshi është në burg prej disa ditësh.

Reklamë

Fëmija ishte zhdukur prej tetë ditësh pasi gjyshërit nuk ia dorëzuan atë të ëmës siç kishin rënë dakord më herët për vizitat e tij në shtëpinë e babait të ndjerë.

Një vit më parë, familja kishte humbur djalin 35-vjeçar dhe fill pas aksidentit tragjik, Ile Gjuni mori fëmijën e lindur nga kjo martesë dhe shkoi në shtëpinë e prindërve të saj.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe ajo ia dërgonte djalin gjyshërve për ta takuar, por në njërin prej këtyre takimeve ata nuk e kanë dorëzuar fëmijën duke pretenduar se ai duhej të rrinte me ta.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë