Subscribe

Një tjetër atentat me armë zjarri u shënua mbrëmjen e të martës në Tiranë, ku mbeti i plagosur 22-vjeçari Redi Balla. Krimi ndodhi te Komuna e Parisit, ku i riu u qëllua brenda makinës së tij të parkuar pranë lulishtes në këtë zonë.

 

Balla mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërgua në spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga hetimet e para rezulton se autorët priten deri në momentin kur Balla të ishte vetëm për ta qëlluar. Dyshohet se në atentat ishin dy persona, të cilët shfrytëzuan momentin për të goditur në një kohë kur e gjithë vëmendja e njerëzve, por edhe e policisë, ishte e fokusuar tek ndeshja e Shqipërisë me Poloninë.

 

I plagosuri Redi Balla deklaroi para hetuesve se nuk ka asnjë dijeni mbi autorët e mundshëm. Ai shpjegoi se ndodhej në makinë dhe nuk kishte parë asgjë.

Hetuesit ndërkohë sekuestruan disa kamera sigurie në zonë që besohet se kanë filmuar autorët.

 

22-vjeçari njihet si person problematik pasi ka qenë më parë i shoqëruar për disa konflikte dhe është proceduar në gjendje të lirë. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *