Rreth 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm monsune që pushtuan Pakistanin gjatë tre ditëve, ndërsa janë shkatërruar 1 mijë banesa.

Agjencia Nacionale per Menaxhim me Situata të Jashtezakonshme tha se qyteti port i Karachit u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm.

Për shkak të kanalizimeve të vjetëra, rruget dhe shtëpitë janë përmbytur, ndërsa raportohet se reshjet pritet të përfundojnë në fund të kësaj jave.

Shumë qytete në Pakistan po përballen çdo vit me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshëm.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *