Ermir Lenjani shpëton pankinen e Paolo Tramezanit. Pas kërcënimeve te presidentit te Sionit se tekniku Italian nuk e kishte punën te sigurt dhe se duhet te merrte rezultate pozitive ne tre ndeshjet e radhës, skuadra reagoi duke marre tre pike ne javën 8 te kampionatit zviceran.

 

Ne stadiumin Kornaredo, Sion mundi vendasit e Luganos 2-1 me shqiptarin qe shënoi golin e dyte dhe me te rëndësishmin. Pas nje pjese te pare pa gola, miqtë gjeten avantazhin ne minutën e 52 me Shnojli, ndërkohe qe 28-vjeçari shqiptar dyfishoi rezultatin me një gol mjaft te bukur.

 

Ne minutën e73 Lenjani ne nje start te fuqishëm nga e majta arriti ta çonte topin aty ku portieri kundërshtar e kishte te pamundur duke e gjetur tërësisht te papërgatitur.

 

Te zotet e shtëpisë ngushtuan diferencën tre minuta nga fundi, por koha e pamjaftueshme beri qe goli te ishte sa per statistike. Te Sion luajtën qe nga minuta e pare edhe futbollisti tjetër i kombëtares Burim Kukeli dhe strugani qe mbron ngjyrat e Zvicrës Pajtim Kasami.

 

Sion i largohet fundit te tabelës, duke u ngjitur ne vendin e peste ne renditjen e përgjithshme ne kuotën e 11 pikëve. Ndërkohe, Liridon Latifi gjen golin me skuadrën e tij te re Pushkash ne kupën e Hungarisë. Pushkash mundin Kapasovar 3-1 ne fushën e këtyre te fundit, ndërsa Latifi shënoi golin e trete per skuadrën e tij.

 

Me herët, rrjetën e gjeti dhe Armando Sadiku ne Poloni. Sulmuesi 26 vjeçar shënoi golin e dyte ne fitoren qe Legia arriti ne fushën e Ruh Zxiezovice me rezultatin e thelle 4-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *